Dr. Armadela Tena
Biografia Profesionale

Dr. Armadela Tena

Dr. Armadela Tena është doktoreshë stomatologjie dhe specialiste në mjekësi estetike, me një formim të plotë akademik dhe përvojë klinike në trajtime dentare dhe estetike jo-invazive.

Ajo është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Stomatologjike, Universiteti i Tiranës, dhe ka përfunduar studime pasuniversitare (Master) në Ortodonci në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Qasja profesionale e Dr. Tena bazohet në kombinimin e stomatologjisë me mjekësinë estetike moderne, duke synuar rezultate natyrale, harmonike dhe të personalizuara për çdo pacient. Ajo është e specializuar në trajtime estetike të fytyrës si Botox, fillers, mezoterapi, PRP, biostimulantë dhe skin boosters, duke ndjekur protokollet më bashkëkohore dhe standardet më të larta të sigurisë.

Stomatologji e Përgjithshme

Fakulteti i Mjekësisë Stomatologjike, UT

Master në Ortodonci

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

"Për mua, estetika nuk është thjesht pamje, por ekuilibër, shëndet dhe vetëbesim."

— Dr. Armadela Tena

Përkushtimi Profesional

Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj zhvillimit profesional dhe trajnimeve të avancuara, Dr. Armadela Tena ofron kujdes të integruar, profesional dhe të orientuar drejt mirëqenies dhe besimit të pacientit. Çdo trajtim fillon me një konsultë të detajuar për të kuptuar nevojat unike të anatomi së fytyrës suaj.

```